Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani nis parashtrimin në seancën dëgjimore në KLGJ për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit M.K.

Metani: nuk janë zbatuar kërkesat mbi plotësimin e kritereve ligjore me natyrë subjektive, siç janë “arsyet e veçanta” apo “rastet e jashtëzakonshme”.

Metani: Faktet dhe rrethanat janë parashtruar dukshëm në mënyrë të shtrembëruar dhe vetëm për t’ju përshtatur plotësimit të kërkesave formale (me natyrë objektive) si dhe atyre me natyrë subjektive të nenit 64 dhe 65 të Kodit Penal.

Metani: Nga ana e magjistratit nuk është mbajtur në konsideratë krahas jurisprudencës së Gjykatës së Lartë në lidhje me këtë institut të së drejtës penale edhe vetë praktika e tij e ndjekur gjatë trajtimit të kërkesave me objekt “Lirim me kusht”;

Metani: Këto veprime/mosveprime të magjjistratit janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar brenda të njëjtit proces, duke arritur në përfundimin se janë kryer me dashje direkte nga ana e tij.

Metani: vlerësohet se për veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit Markelian Kuqo që parashikohen si shkelje disiplinore nga neni 101, pika 1, shkronja “b” dhe neni 102, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar; që përbëjnë “Shkelje shumë e rëndë disiplinore” dhe  që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, duhet të jepet masa disiplinore “Shkarkim nga detyra”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re