“Do e shikoni pas 11 majit kur Ilir Vrenozi të sulmojë Tiranën për të marrë pushtetin e kënetës”
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën nga Skrapari, duke thënë “alternativa e BE-së është bufi dhe e ardhmja e kënetës është Ilir Vrenozi”.
Teksa u ndal sërish tek ofendimi që mbështetësi i PD-së i bëri gjatë fjalës së tij në Korçë, Rama tha se tek fjalori i tij, qëndron thelbi i opozitës.
“Alternativa e BE-së është bufi dhe e ardhmja e kënetës është Ilir Vrenozi. Mos e merrni me të qeshur sepse u tregua shumë qartë në qytetin që duhej Parisi i Vogël, qytetin e serenatave, qytetin që mbante era Evropë para luftë së dytë botërore, dje e patë kush e mori pushtetit në opozitë, Ilir Vrenozi. E patë si ekzaltua gjithë salla kur ai bënte aluzione erotike për mua? Sepse këneta e ka shumë thellë kompleksin e inferioritetit prandaj bën ashtu. Nuk lanë rast pa u munduar të më hedhin një dritë sikur unë kështu e unë ashtu.
E patë sesi bufi dukej i mbaruar dhe i larguar. De facto është i larguar, de jure do e shikoni pas 11 majit kur Ilir Vrenozi të sulmojë Tiranën për të marrë pushtetin e kënetës. Ai është i vërteti, te gjuha e tij, agresiviteti i tij, qëndron gjithë thelbi, të tjerat janë ballo me maska. Janë hipokrizi.
Thonë hajde se do e hajë populli shqiptar, por populli shqiptar nuk e ka ngrënë asnjëherë. Në 92 populli shqiptar nuk kishte zgjedhje tjetër. Pastaj ‘97 e dini si përfundoi. Ndërsa në 2005 nuk ishte e popullit shqiptar, por ishte tradhtia brenda të majtës që e solli bufin për herë të dytë. Buf për herë të tretë Shqipëria as nuk merr përkrah dhe as ka për ta konsideruar më.”– tha Rama.