Kanë dalë pamjet nga incidenti i ndodhur pranë degës numër 1 të PD-së në Tiranë, ku në shkallë është hedhur vaj makinash, që sipas Belind Këlliçit është bërë me qëllim për të rrëzuar demokratët.

Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Fax News, sasia e vajit që është hedhur në shkallë ka qenë e madhe, ndërkohë që në zona të tjera nuk janë shënuar incidente.

Qendrat e votimit janë hapur në të gjithë vendin në orën 08:00, dhe sipas gazetarëve të Fax News, derimë tani është vënë re një pjesëmarrje e lartë.

Procesi i votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës do të vazhdojë deri në orën 17:00 të pasdites së sotme.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re