Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shkuar në vendgjarje, menjeherë pas incidentit të ndodhur në një prej ambienteve mbështetëse pranë spitalit Covid-3 në QSUT, ku siguroi se situata është e qetë dhe pa pasoja që cënojnë punën në spital.

 

“Është një incident që ka ndodhur në zonën e gjelbër, aty ku janë shërbimet mbështetëse, nuk është e lidhur me 3 pavionet e spitalit Covid-3. Dua të siguroj që janë të gjithë shëndosh e mirë. Incidenti ndodhi jo në zonat e pavioneve, pra në këtë zonë të strukturës së ish-Kirurgjive, ku nuk ofrohet shërbim. Masat janë marrë në kohë dhe situata është në kontroll”, tha Manastirliu.

 

E pyetur për shkakun e kësaj ngjarje, Ministrja Manastirliu u shpreh se organet kompetente po vlerësojnë të gjitha pistat.Incidenti ka ndodhur paraditen e sotme, në një dhomë të ambienteve mbështetëse në koridorin hyrës, në mjediset pranë spitalit Covid-3. Stafi mbështetës e ka identifikuar menjëherë dhe gjithçka është shuar në pak kohë.

 

Aktualisht po vlerësohet shkaku i kësaj ngjarje nga organet përkatëse, por puna në spital nuk është cënuar dhe nuk ka patur asnjë rrezikshmëri për personelin dhe pacientët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re