Mjeku imunolog Genc Sulçebe ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku u shpreh se kushtet e tanishme janë optimale për përhapjen e virusit, si kushtet klimaterike, temperaturat, lagështia por gjithashtu kanë ndikuar dhe festat e fundvitit.

Duke iu referuar rastit të Tiranës, ai tha se shifra e të infektuarve rritet me 5-6 përqind çdo muaj, dhe duke patur parasysh këto shifra, deri në fund të qershorit imuniteti i tufës mund të rritet deri në 85 përqind. Ndërsa përsa i përket rangut vendor, ai tha se ndodhemi shumë larg imunitetit të tufës.

“Duket se ritmi të paktën në Tiranë i përshpejtimit të përhapjes së infeksionit shkon në rreth 5-6 përqind në muaj.

Domethënë që nëse tani janë 40 përqind që e kanë kaluar infeksionin, atëherë nëse jemi me këto ritme rreth 5-6 përqind në muaj i bie që imuniteti i tufës që aktualisht është më i lartë se në fillim.

Me këto ritme nëse vazhdon kështu mund të themi se në fund të qershorit duhet ta arrijmë imunitetin e tufës”, shpjegoi mjeku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re