Skip to content

Infektimi me Covid pasi mori dozën e parë të vaksinës, ‘habit’ mjeku i njohur: Fajin e ka vetë Pipero

Lajmi më i përfolur gjatë ditës së djeshme ishte padyshim infektimi me Covid-19 i Pëllumb Piperos, edhe pse ai kishte marrë vaksinën anti-covid më 11 janar. Ndërkohë, mjeku i njohur Artan Koni e cilësoi si një “gabim” bërjen publike të rastit, pasi sipas tij Pipero nuk duhet të ishte nxituar deri në bërjen e tamponit të dytë, pasi sipas tij nuk mund të vihet në diskutim siguria e vaksinës.

“Fajin e ka Pipero, në kuptimin e mirë, se ka bërë vetëm një tampon të parë, duhet të presë dhe të dytën. Ai ka krijuar antitrupa, kjo është verifikuar”, u shpreh Koni gjatë emisionit.

Por menjëherë doktoreshë Silva Bino ndërhyri duke sqaruar se testi ishte i saktë dhe është e sigurt se Pipero është pozitiv për covid. Kujtojmë se shkencëtarët kanë paralajmëruar më herët se kjo gjë do të ndodhte. Ndonëse rasti i doktor Piperos ishte i pari në vendin tonë, në botë janë raportuar shumë raste të qytetarëve, mjekëve dhe infermierëve të cilët edhe pse e kishin marrë vaksinën rezultuan positiv me covid.

Ndërkohë, Pfizer-BioNTech por dhe Moderna kërkojnë dy doza për pacient në mënyrë që vaksina të jetë plotësisht efektive. Doza e parë e Pfizer-BioNTech është 50 përqind më efektive në parandalimin e covid-19, ndërsa doza e dytë rrit mbrojtjen në 95 përqind.

/faxweb