Drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës ka konfirmuar 38 raste të reja me koronavirus në këtë rreth gjatë 24 orëve të fundit.

“Abc News” raporton se mes të prekurve janë edhe dy nxënës.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë raportoi vetëm dy raste pozitive në këtë qytet.

Në total, Shqipëria numëron më shumë se 6 530 raste aktive në të gjithë vendin, me numrin më të lartë të të prekurve në Tiranë dhe Durrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re