Skip to content

Infektohet me COVID-19 drejtori i QSUT Enkelejd Joti

Drejtori i QSUT Enkel Joti është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Abc News raporton se gjendja e drejtuesit të QSUT-së është e qetë dhe ai po mjekohet me terapitë përkatëse në shtëpi.

Gjithashtu kujtojmë se shifrat e të infektuarve me Covid në vendin tonë gjatë javëve të fundit janë shumë të larta, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 1236 persona duke e çuar në 87,528 numrin e të infektuarve mes të cilëve kanë humbur jetën 1,488 persona.