Nga: Alban Gorishti
A mundet vendi i cili nuk di ç’është dhe prej kah i tërheq rrënjët, ta ketë pasqyrën e pastërt mbi atë ku po shkon dhe kah duhet të synojë?
Dikur një mesuese në Egjipt i pati instruktuar nxënësit e saj që per të marrë notë pozitive në lëndën e saj duhet të bënin ndonjë punë në mënyrë që të fitonin lekë prej saj, por e habitshme ishte se askush prej tyre nuk i lypi ato lekë si rezultati një aleance të heshtur rinore por të gjithë aplikuan ide origjinale sesi ti fitojnë dhe kurrsesi të përfitojnë lehtësisht ndonjë lek duke humbur kështu edhe sensin eksperimental dhe edukues të direktivave pedagogjike të mësueses së tyre .
Muhamedi alejhi selam gjithnjë e kishte parasysh rininë në fjalimet dhe kuvendet e veta, ai thoshte :Kur më dërgoi Allahu si profet të rinjtë më “besuan” ndërsa të vjetrit më “mohuan”. Dihet që rinia është periudha më e frytshme e një shoqërie rrjedhimisht pengesat apo keqorientimet ndaj saj janë prej “atentateve” më të rënda që mundet ti bëhet progresit shoqëror ,ekonomik,fetar të një vendi .Kështu edhe ne si bashkësi multietnike apo multifetare kemi një regres ekspansionesh multidimensionale që ballafaqohet me një ekspansion të hershëm dhe unik shpirtëror por edhe politik, një ekspansion i cili 100 vite pas vdekjes së profetit alejhi selam përfshiu një territor të madh prej Oqeanit Atlantik deri te lumi Ind,Kinë etj .
Por si u arrit ky progres i jashtëzakonshëm,kulturor,social dhe shpirtëror?Tregohet se në ditën e Umres kur Muhamedi alejhi selam hyri në Meke i shoqëruar nga të rinjtë derisa jobesimtarët ishin akoma aty, këta të fundit i shqetësuan se edhe të rinjtë e tyre do ndiqnin shembullin profetik, ndaj përhapen fjalë se shokët e Muhamedit jane te dobët dhe se vuajnë nga semundja e lëkurës. Si rrjedhojë Muhamedi u pat thënë shokëve te vet që ta mënjanonin ihramin nga shpatullat duke e zbuluar anën e tyre të djathtë dhe të vrapojnë gjatë tri rrotullimeve të para përreth Qabes. Këtë ua kërkoi për të treguar sesa të aftë dhe të rinj ishin, dhe sesa gjallëri kishte në lëvizjet dhe aktivitetin e tyre. Kështu rezultat i kësaj strategjie dhe i kësaj pamjeje ishte edhe pranimi i Islamit nga Halid ibn Velidi (komandant ,strateg etj) . Ndërsa kur vet Halidi do të pyetej më vonë ,se përse nuk e pranoi më herët Islamin pasi të gjithë e mendonin si njeri me llogjikë dhe këndvështrim të drejtë,ai u qe përgjigjur se për aq kohë sa disa prej të vjetërve të kurejshve ishin gjallë të rinjtë nuk mundet,nuk na lejohet të mendonin para tyre apo të flisnin dhe të merrnin vendime për mbarvajtjen e shoqërisë pjesë e të cilës ishte si i riu por edhe i vjetri . Kështu prezenca e këtyre të vjetërve i komplikoi situatat vetperceptuese duke e bërë të pamundur mendimin dhe vendimarrjen e atyre që ishin më të rinj me moshë apo pozitë si dhe evidentimin e aftësive apo pa aftësive . Kështu një shoqëri e tërë e vuajti dëmin e kësaj pengese apo të këtij obstruksionizmi duke sjell kështu më pas edhe rënimin e asaj kulture dhe atyre mendësive të vjetëruara. Kjo pasi shumë prej parisë Mekase ,apo të vjetërit e saj si El velid ibn Mugire (Babai i Halid ibn Velidit) , nuk e mbështetën “talentin ,inovacionin” ,të renë, politikat e pjesës energjike (të rinjtë) të shoqërisë por preferuan të mbronin pozitat e tyre tashmë të kalbura ashtu sikurse ai druri i cili në pamje të mahnit por në brendësi është tërësisht i zgavëruar. Kështu pra edhe disa prej intelektualëve ( sidomos ata musliman ) të sotëm më ngjasojnë me pleqtë e dikurshëm të Mekës dhe kjo jo për shkak të moshës por për ndjekjen e të njëjta strategjive në mbështetjen e munguar që duhet ti kishin dhënë edhe të rinjve apo politika tariviste në thellimin e distancimit midis dobisë personale dhe asaj publike .Kështu që të rinjtë sot rrinë në kafene më tepër sesa rrinë në shtëpi apo të meren me ndonjë punë. Dhe kjo jo sepse thelbësisht nuk dëshirojnë të integrohen në procesin civilizues ,teknologjik të vendit të tyre por sepse “skenën” e kanë zënë të “vjetrit”,apo më saktë ata që i ngjasojnë pleqve të dikurshëm Mekas, duke mos i larguar nga bataku i “llumit të kafesë” apo tavullave të mbushura me bishta cigaresh .Profeti alejhi selam pati thënë :O Allah. Kerkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e mosbesimit dhe varfërisë “Abdullah ibn Zubejri ka thënë : Papunësia është gjëja më e keqe në botë, aty rri shejtani” E pyetën se si mundet ta thuash këtë? Ai ua ktheu :Nga një i papunë pritet gjithçka :Kurvëria, gjynahu, mosbindja, papërgjegjësia “
“Nuk nevojiten më zinxhirët e hekurt që popujt tanë të mbahen të përkulur. Fuqi të njëjtë e kanë edhe pejëzat e mëndafshtë të këtij “arsimimi” të huaj, i cili e paralizon vullnetin dhe vetëdijen e pjesës së arsimuar të një populli.” Alija Izetbegoviç , kështu këtë punë sot po e bëjnë një pjesë e “intelektualëve” tanë ,bllokimi i elementëve produktivë ,atyre parimorve të domosdoshëm apo të rinjve me plot talent janë bërë fenomene pothuajse të rëndomtë në shoqëritë postkomuniste si ajo e jona. Çdo rilindje krijohet si rezultat i kontaktit kreativ, simpatisë dhe pajtueshmërisë së brendshme ndërmjet elementeve të vetëdijshëm, udhëheqës të një shoqërie dhe shtresave të gjera të popullit.Pa pjesëmarrjen ose pa pranimin e njeriut të vlefshëm prej rinisë dinamike dhe virtuoze çdo aksion mbahet në
sipërfaqe dhe pa forcën e vërtetë goditëse. Sahabët ishin ata që në rininë e tyre iu dha një dorë mjaft e fuqishme edukative e cila i shndërroi ata në prijësit e suksesshëm të shumë prej krahinave dhe perandorive. Ata u zhvilluan në një ambjent ku i fuqizoi kapacitetet dhe mundësitë e tyre , ku u lartësuai miri dhe u aftësua i dobëti ,ku askush nuk u instigua për një gabim të vetëm përkundrazi u ndihmua që gabimin ta përkthente në forcë dhe eksperiencë të vlefshme . Garimi për individuimin e cilësive dhe talenteve është prej politikave më të rëndësishme profetke. Pasi i riu nën përkujdesjen e pedagogjisë hyjnore arriti të shkëlqejë botërisht si dhe të fitojë përballë fuqive më të mëdha të asaj kohe.
Ebul Abasi ka thënë : Hasani dhe Husejni po bënin mundje në prani të dërguarit alejhi selam dhe ai filloi të thoshte : Të lumtë Hasan ,munde Hasan .Aishja i tha :A po i ndihmon më të madhit ? Ai iu përgjigj : Xhibrili po thotë ,munde Husejn “ Transmeton Dhehebiu me zinxhir të saktë . Kështu pra ata për shkak të këtij inkurajimi u bënë zotrinjtë e kësaj bote dhe tjetrës . Në Meke të vjetrit e penguan Muhamedin alejhi selam aq sa edhe u përpoqën ta vrisnin ,e lënduan , i vranë shokët por kursesi nuk i vranë dot ndjenjat pasi e vjetra ngelet pjesë e të kotës nëse e pengon përparimin ndërsa e kota ka për tu zhdukur nën ritmin e pandalshëm të së vërtetës entuziaste si dhe prosperitetit rinor. Ndërsa në Medine talentet u sëndërtuan dhe këta të fundit ndërtuan shtetin dhe shoqërinë më të suksesshme .
Ndaj pyetja është, a do i përkrahim apo jo te rinjtë, talentet, idetë, vullnetin?
Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.