Ironia e Tabakut: Këtu ekonomia u rrit me 17.9%, në Amerikë me 6%!

615ec6b4c1085Capture.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka ironizuar me shifrën 17.9% të rritjes ekonomike, të artikuluar nga qeveria.

Në Kuvend, Tabaku tha se ndërkohë që ne arrijmë këto shifra, rritja ekonomike në Amerikë është vetëm 6%. Sipas Tabakut, e gjitha lidhet me ditën e zgjedhjeve, teksa rritjen e konomike të deklaruar e konsideron false.

“Askush nuk tha se 100 mijë shqiptarë dolën nga puna në vitin e pandemisë. Më 9 mars kur u mbyll Shqipëria, qeveria u zhduk, i lanë shqiptarë në mëshirë të plotë dhe rrinë këtu e thonë krenarë e i dhanë 3 paga. Fondin Grancisë, 50% ja dhanë oligarkëve. Sot i gjithë buxheti ka lënë qytetarët në mëshirë dhe nuk është në shërbim të ekonomisë, por 11 personave që kanë grabit parlamentin dhe ekonominë. Është rritur ekonomia me 17.9%, Amerika me 6%, imagjinoni pak. Po ça është rritur? E gjitha është e ditës së zgjedhjeve. 120 milion eurot e rindërtimit kanë rritur ekonominë. E gjithë rritja artificiale që është vetëm pagesat që rriten me ditën e zgjedhjeve. Shqipëria reale është ajo që po përjeton inflacionin. Bujqësia që është sektori që duhet të kishte rritjen më të madhe, ka rënie të prodhimit dhe punësimit. E kanë zhdukur tregu e konkurrencën“, tha Tabaku

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë