Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka publikuar një video ku banorët e Klosit shprehin shqetësimin se prej tri ditësh nuk furnizohen me ushqime për shkak të bllokimit të rrugëve nga dëbora.

“Zëri i qytetarëve të Klosit i bën thirrje qeverisë që të lëri propagandën e tu gjendet pranë, se me mashtrime e me foto të bukura nuk zgjidh gjë! Realiteti flet me fakte, ndërkohë që pushteti flet me propagandë!”, shkruan Çupi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Zëri i qytetarëve të Klosit i bën thirrje qeverisë që të lëri propagandën e tu gjendet pranë, se me mashtrime e me foto të bukura nuk zgjidh gjë!

Realiteti flet me fakte, ndërkohë që pushteti flet me propagandë!

Për të bërë të dukshme batakun se ku e ka futur kjo qeveri , më poshtë mund të shikoni apelin e banorëve të Malit të Lezit në Gurrë të Vogël, Bashkia Klos, të cilët janë braktisur e që prej tri ditësh nuk zbresin dot poshtë e as nuk furnizohen dot me ushqime.

Me 25 prill Shqipëria fiton dinjitetin e shqiptarëve, dhe llogaridhënia e pushtetit ndaj tyre nis pas ndëshkimit masiv që do ti bëjnë keqqeverisjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re