Sot është takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Pogradecit.

Para se të nisë foltorja në qytetin jug-lindor shihen mbështetës të shumtë të ish-kryeministrit Berisha, mes tyre dhe emra të njohur, si ish-kryetari i bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri.

Demokratët e Gjirokastrës për Fax News shprehen se Basha duhet të ikë pasi i gënjeu gjatë gjithë kohës në krye të PD-së dhe se Berisha po vjen për ta rikthyer PD-në në pushtet.

“Ne i themi një herë në urë dhe pastaj nuk shkon më. 3 herë ka kaluar nëpër urë cfarë po pret më. Shpresa jonë është vetëm tek Sali Berisha i cili e ka marrë pushtetin me 30 mijë lek dhe i coi me 100 kurse ky i ka ulur me 70 i ka cuar. Kur mori pushtetin rrogat ishin 150 dhe i coi 450 kaq kanë ngelur tani. Futi Shqipërinë në NATO, liberalizoi vizat çfarë të bënte më shumë. Luli duhet të tërhiqet vetë, nuk mund të rrimë ne 4 mandate të vuajmë për hatër të Lulit”, u shpreh demokrati.

“8 vite Basha na ka zhgënjyer duke qënë pengu i Edi Ramës biles është data e vonuar që 11 dhjetor që Sali Berisha të rikthehet në PD, këtë po pret populli shqiptar. Të gjitha vendimet e Bashës janë “Nul” sepse në lidhje me Ramën nga ka cuar në katastrofë”, tha një tjetër demokrat.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re