Vllaznia duket se ka plane të mëdha për të ardhmen me ardhjen e sponsorit Alban Xhaferri. Ashtu sic ishte paralajmëruar ka zbritur në Rinas pasditen e kësaj të mërkure ish mesfushori i kombëtares gjermane, Thomas Brdaric. 45 vjecari me origjinë kroate ka një akord në parin për të qënë trajneri i ri i Vllaznisë në sezonin e ri, mirëpo kjo gjë duhet të formalizohet me një firmë mbi kontratë. Brdaric që ka luajtur 8 ndeshje me kombëtaren dhe ka përfaqesuar ekipe si Leverkusen, Shtutgart, Hanover 96 etj, si trajner nuk ka shkelqyer e kulmin e ka si teknik i moshave të Leverkusen. Tek Vllaznia ai pritet të zevendësoje Hysen Dedjen që shpetoi ekipin nga renia nje kategori më poshtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re