Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu theksoi se rastet e reja me Covid 19 tregojnë se komedia e luajtur këto tre muaj nga qeveria ishte një dështim tragjik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu pohon se këto ditë kemi aq raste të reja sa kishim edhe në ditët me te “nxehta” te epidemisë.

“Kulmi i cinizmit arriti me “krímin ndaj njeriut” te shembjes se Teatrit nga qindra police e punonjës dhe me nxitje protestash sepse cenimi i demokracisë është me i rrezikshëm se sa ai Virus.”, shkruan Shehu.

REAGIMI I SHEHUT

Rastet e reja me Covid 19 tregojnë se komedia e luajtur këto tre muaj nga Qeveria ishte një dështim tragjik.

Këto ditë kemi aq raste të reja sa kishim edhe në ditet me te “nxehta” të epidemisë, nëe fakt më tepër në institucionet shëndetësore, duke vërtetuar atë çfarë ne kemi deklaruar për atë “Kurbë”!!!
Vendi sot është jashtë kontrollit nga ana epidemiologjike, me ekonomi të shkatërruar e demokraci të deformuar rëndë.

Kulmi i cinizmit arriti me “krímin ndaj njeriut” të shembjes së Teatrit nga qindra policë e punonjës dhe me nxitje protestash sepse cenimi i demokracisë është më i rrezikshëm se sa ai Virus.
Në këto kushte dështimi të plotë duhet aplikuar një strategjie e re transparente, për të ndaluar përkeqësimin shëndetësor e ekonomik:

1-Të vihen në efecientë të gjitha kapacitetet ekonomike te vendit, duke vendosur kontrolle rigoroze në ato më të rrezikuara si Call Center, Fasonet etj.

2- Të shfrytëzohen totalisht hapësirat e vendit si detet, ujërat, pyjet, parqet, klima, temperaturat, etj për të mbrojtur popullsinë, duke stimuluar dekoncentrimin e saj nën disa rregulla.

3-Shteti të garantojë maskat e dizifektantët për të gjithë.

4-Të realizohet mbrojtja me pajisje e instruktimi i të gjithë personelit shëndetësor, parësor e spitalor, testimi i tij, si dhe vigjilenca ndaj pacientëve.

5-Të realizohet testimi virusal i çdo qytetari me temperature mbi 37,5; ndjekja e plotë e kontakteve të pozitiveve për 10 ditët e fundit, gjëra që kërkojnë aktivizimin e mjekut të familjes.

6-Për këto tu krijohen lehtësitë laboratorëve publikë e privatë për tu pajisur me aparaturat e reja e realizuar kështu ekzaminimet e shpejta të PCR afër publikut.

6- Të stimulohen të gjitha kapacitetet laboratorike për të realizuar një testim të gjerë imunologjik në popullsi.

7- Të ngrihet një Komitet real specialistesh, që të vendosë edhe oponencën ndaj Qeverisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re