Në emisionin Opinion tema kryesore e panelit është vaksinimi i studentëve nëse duhet të jetë i detyruar apo jo. Pedagogia Esmeralda Kromidha është shprehur se pjesëmarrja e studentëve në auditorë është një emergjencë kombëtare për përparimin e universitetit për 1 vit e gjysmë.

“Ajo që dua t’i bëj thirrje studentëve, ndërgjegjësimit të tyre, prindërve të tyre është që pjesëmarrja e studentëve në auditor për mua është një emergjencë kombëtare, është emergjiencë e madhe për përparimin e universitetit pas 1 vit e gjysmë”, është shprehur ajo.

Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë Gjergj Koja është shprehur se vaksinimi nuk është i detyruar përderisa ekziston dhe opsioni i tamponit. Sipas tij të gjithë studentët duhet të vaksinohen që të mos kthehen një vatër infektimi në auditorë dhe vektorë transmetimi tek familjarët e tyre.

Ish ministri i Shëndetësisë, Gjergj Koja: Nuk është i detyruar, përderisa ke të drejtë të vish me tampon, të ndjekësh mësimin, nuk është i detyruar.

Blendi Fevziu: Tampon, t’i kërkosh studentëve 120 Euro në muaj është e pamundur.

Gjergj Koja: Nëse duam të bëjmë një mësim në auditorë normal është shumë e qartë dhe e saktë nëse këto auditore kthehen në vatra infektimi, nuk do ketë më mësime në auditore, prandaj duhet të vaksinohemi.

Unë nuk e imagjinoj dot se si një student mjekësie të përfundojë në mësim online për shkak se auditorët të kthehen në vatra infektimi. Nuk është penalizimi qëllimi në vetvete për studentët për t’u vaksinuar. Vaksinimi është një proces që kërkon kohën e vetë, sensibilizimin e nevojshëm dhe durim.

Blendi Fevziu: Duhet të jetë vaksinimi i detyrueshëm apo jo?

Gjergj Koja: Nëse këto studentë nuk vaksinohen, do hyjnë në auditorë do infektohen dhe do kthehen në vektorë transmetimi edhe tek familjarët e tyre.

Blendi Fevziu: Po gjimnazistët nuk infektohen?

Gjergj Koja: Kemi shkencërisht të vërtetuar se që lejohet vaksinimi 18 vjeç e lart. Nëse ulet fasha moshore padyshim që do vazhdojmë të vaksinojmë dhe nën 18 vjeç.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re