Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari deklaroi se nuk e besonte si lajm dhe e mendonte se ishte e gjitha një ëndërr e keqe kur e kur ka marrë vesh për protestën e kontrollorëve.

I tuar në emisionin “Real Story”, në News 24, Hajdari thekson se sjellja e kontrollorëve në aeroport përbën vepër penale, kurse shton se nëse do ishte vetë për këtë rast, si ish-prokuror, do të kryente masën e arrestit në flagrancë.

“Kur mora vesh lajmin, kujtova se ishte ëndërr. Kjo është një ëndërr e keqe. Për pagat, janë ulur edhe për shkak të pandemisë. Nuk ka ndodhur në asnjë shtet, që të futesh në një grevë, direkt. Sjellja e kontrollorëve është kryerje e veprës penale.

Qeveria e ka marrë ngadalë, por unë për ata njerëz që nuk kthehen në punë, do kryeja masën e arrestit në flagrancë. Kjo është një ngjarje e paprecedentë. Rruga që kanë zgjedhur, duke bërë grevë pa paralajmërim, ata duhet të arrestohen”, u shpreh Hajdari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re