Ish-zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda ka dalë sot para trupës gjykuese të GJKKO, ku pritet të njihet me masën e sigurisë që do të caktohet për të. Voda aktualisht është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ajo u paraqit sot në ambientet e GJKKO e shoqëruar nga një patrullë policie, të cilët kanë bërë shoqërimin e saj në gjykatë. Ish-zv.ministrja doli nga makina dhe hyri direkt për në GJKKO, pa u ndalur tek gazetarët që kanë qëndruar të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës.

Ndërkohë që janë zbuluar edhe të tjera informacione sesi u bë zbulimi i dosjes për të cilën akuzohet Rovena Voda. Rezulton se Voda është zbuluar gjatë përgjimeve të prokurorit të Kukësit, Edmond Karriqi, i cili gjithashtu akuzohet se ka marrë 2 mijë euro nga biznesmeni Emirjan Beu. Beu është vëllai i Florida Beut, avokatja nga Durrësi që kërkoi punë në ministri me ndihmën e Vodës.

Në 2019-ën, kur po hetohej Karriqi, përgjim pas përgjimi, SPAK përfundoi se ish-zv.ministrja e cila akuzohet se ka marrë 1 mijë euro cash, 1 telefon dhe 1 arkë me peshk.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re