Duke filluar nga e hëna në të gjithë Shqipërinë kanë filluar vaksinimi për mësuesit. Megjithëse shumë vende evropiane e ndaluan përdorimin e vaksinës ‘AstraZeneca’, në Shqipëri vaksinimi ka vijuar normalisht, por nuk kanë munguar as mësuesit të cilët e kanë refuzuar marrjen e kësaj vaksine.
Të pyetur nga gazetarja e ‘FaxNews’, Sara Demusha, mësuesit të cilët kishin marrë vaksinën ‘AstraZeneca’, janë shprehur se pas informacioneve që kanë lexuar, duke marrë parasysh dhe risqet e vaksinimit, kanë vendosur që të marrin vaksinën.
“Kisha dyshime dy ditë më parë, por sot vendosa ok. Kam dëgjuar shumë për ‘AstraZeneca’, kam pyetur dhe mjekë edhe këtu në Shqipëri dhe jashtë edhe më kanë dhënë informacion që ka rezultuar e suksesshme, përqindja më e madhe ka rezultuar e suksesshme. Mendoj që deri tani shkoj mirë, tani të shikojmë deri në 3 ditë.”. u shpreh një mësuese.
“Isha skeptike, si të gjithë, edhe ju jeni skeptikë. Nuk kam frikë vetëm nga ‘AstraZeneca’, por nga të gjitha vaksinat. Por shkenca vazhdon punën e vetë.”, u shpreh një mësuese tjetër.
/faxweb
