Instituti i Shëndetit Publik i ka bërë thirrje, nxënësve sot, që do të hyjnë në klasa më 14 shtator, se nëse vënë re tek vetja, simptoma të COVID-19, duhet të lajmërojnë menjëherë mësuesin kujdestar.

“Në ambientet e shkollës duhet të ruhet distancimi fizik, të lahen dhe dezinfektohen duart, të mbani maskë dhe të ajrosni ambientin duke mbajtur dritaret hapur”, – shkruan ISHP në rrjetet sociale. –Kujdes. Nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID-19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re