Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Vihen në pranga 3 shtetas.
Njëri prej tyre i shpallur në kërkim dy ditë më parë, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal dhe dy të tjerë që u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim E. Z., 24 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 02.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu po nga strukturat e lartpërmendura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Sh., 41 vjeç dhe A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas, janë kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në hyrje të qytetit të Bilishtit, duke transportuar me dy automjetet e tyre tip taksi, nga Tirana në drejtim të Kapshticës, kundrejt shpërblimit prej 100 euro, respektivisht nga 3 emigrantë të paligjshëm secili.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re