Seanca e radhës plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e martë, datë 16.03.2021, ora 10:00.

Seanca ishte parashikuar për ditën e nesërme, datë 15 mars, sipas miratimit nga ana e Konferencës së Kryetarëve në datë 17 shkurt 2021.

“Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e martë, datë 16.03.2021, ora 10:00.  (Urdhër nr. 14, datë 11.03.2021, i Kryetarit   Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.) Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH.  Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.  Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim. Faleminderit!” njoftoi parlamenti.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re