Rreth katër mijë dokumente sekrete të Legjislaturës së XIII të Parlamentit Italian, që përkon me vitet 1996-2001 do të bëhen publike e të konsultueshme për të gjithë.
“Ora News” raporton se në dokumentet që pritet të bëhen publike janë edhe aktet e një misioni special të Komisionit Parlamentar Italian të Antimafias, në vitin 2000, në Shqipëri.
Këto akte i përkasin Komitetit Antimafia të Krimit të Organizuar ndërkombëtar e përmbajnë audicione të ministrave shqiptarë e të magjistratëve shqiptarë mbi zgjedhjet në Shqipëri.
Ky arkiv përmban dokumente nga punimet e këtij komisioni, audicione, relacione, raporte, studime, konferenca.
Në vitin 2000 kryeministër i Shqipërisë ishte Ilir Meta, ndërsa lider i Partisë Socialiste Fatos Nano, ndërkohë që opozita udhëhiqej nga Sali Berisha.