Skip to content

Italia fiton festivalin e Eurovizion me grupin e rrokut,”Maneskin”

Grupi italian Maneskin ka fituar festivalin e Eurovision, të mbajtur në Hollandë, me këngën  “Zitti e Buoni”.

Në vendin e dytë u rendit Franca dhe në të tretin Zvicra.

Shqipëria nuk arriti të marrë një rezultat të kënaqshëm edhe pse performanca e Anxhela Peristerit me këngën “Karma” ishte mjaft e mirë dhe e vlerësuar nga kritikët.

Kjo është hera e tretë që Italia fiton Eurovizionin. Në vitin 1964, Gigliola Cinquetti fitoi festivalin dhe një vit më pas, Eurovizioni u mbajt në Napoli.

Gjithashtu në vitin 1990, Toto Cotugno fitoi me kënën “Insieme”. Në vitin 1992, Eurovizioni u mbajt në Romë.

/TPZ.al/