Ditën e djeshme, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, bëri me dije në rrjete sociale se i është rikthyer tumori në tru.

 

Ajo e mundi tumorin nëntë vite më parë kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt, por që fatkeqësisht iu rikthye sërish. Adriana mori mbështetje të madhe nga të gjithë, nga njerëzit e thjeshtë dhe deri te personazhet e famshëm.

 

Aktores i ka ofruar ndihmë edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli. Ai i ka shkruar Matoshit se është në dispozicionin e saj dhe nëse ajo e konsideron se ndihmën mjekësore duhet ta kërkojë jashtë Kosovës.

 

“Adriana unë uroj nga zemra që të kurohesh nga kjo kokëdhimbje sa më shpejt. Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po të shqëtëson tani. Më thuaj të lutem!”, ka shkruar Pacolli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re