Gjatë natës janë djegur dy automjete në fshatin Vllahinë të Vlorës.

Sipas raportimeve të “Fax News”, makinat tip “Volsvagen Golf 5” dhe “Mitsubishi Pajero”, në pronësi të shtetasit T.Karcanaj dyshohet se janë djegur qëllimisht. Makinat kanë qenë në përdorim të djalit Aleksandër Ajazi (Karçanaj).

Dyshohet se djegia e makinave lidhet me të shkuarën e Aleksandër Ajazit i cili është me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Makinat janë shkrumbuar plotësisht gjatë orës 03:17 minuta të ditës së sotme, ndërsa dyshohet se është përdorur benzina si lëndë djegëse. Policia po heton për ngjarjen, teksa pista kryesore mbetet konfliktet e shtetasit Aleksandër Ajazaj (Karcanaj).

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re