Projekti “Ballkani i Hapur” avancoi këtë javë me nënshkrimin e disa marrëveshjeve që në thelb nxisin dhe lehtësojnë tregtinë mes vendeve, por jo vetëm edhe krijimin e një tregu të përbashkët pune mes tre shteteve, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni e Veriut.

 

E teksa biznesi e sheh këtë si një hap pozitiv, Sokol Kraja kryetar i shoqatës së prodhuesve, i ftuar në emisionin E-ZONE evidentoi edhe rriskun e këtij projekti.

 

“Risku i vetëm i këtij procesi, ”Ballkani i hapur” është që shtete të ndryshme mund të aplikojnë politika Damping, por çfarë do të thotë kjo. Ne duhet të krijojmë një autoritet kontrollues ndërqeveritar, i cili duhet të kontrollojë mbështetjen buxhetore që japin qeveritë, për sektorë të caktuar. Pra, nuk mundet që Serbia të mbështetë me fonde buxhetore, një degë të caktuar, se ajo bën monopol gjithë tregun rajonal. Edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të mbështesin sektorë të caktuar. Ky autoritet kontrollues i thotë vendeve që jo, ti s’ke për të mbështetur këtë degë, se krijon avantazh në treg, duke dëmtuar të tjerë. Pra duhet të ketë një parim mbrojtës”- u shpreh Kraja

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re