Urszula Józefa Gacek nga Polonia është përzgjedhur shefe e misionit të Osbe/Odihr që do monitorojë zgjedhjet parlameNtare të 25 prillit në shqipëri.

Emri i Gacek u përzgjodh këtë të martë.

Ndërkohë ende nuk ka informacion se kur ajo do mbërrijë në vendin tonë si dhe lidhur me numrin e vëzhguesve që do angazhohen gjatë fushatës elektorale.

Përfaqësuesit e Osbe-Odihr do ndjekin nga afër aktivitetet e fushatës; punën e administrimit të zgjedhjeve dhe organizmave përkatës shtetërorë në implementimin e kuadrit ligjor.

Në përfundim të gjithë procesit, misioni i Osbe do vlerësojë gjithë ecurinë e zhvillimit të zgjedhjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re