“Jam shumë krenar për Rean dhe për Gregun që vazhdojnë të mos na shkaktojnë asnjë dhimbje koke, jetojnë jetën e tyre larg çdo marrëdhënie në konflikt interesi, duke duruar sidomos Rea agresione verbale nga më të neveritshne.
Uroj t’ju bëj krenar me punën time sot dhe ishallah në gjurmën e punës time nesër. Falënderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë, Linda Ramën.
Mamanë e Zaohes, nënën e Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda i mban shtyllat e tavanit, shumë faleminderit grua. Falenderoj Zahon i cili na rri ngjitur si bateri me energji diellore”-u shpreh Rama.