Në emisionin “Të Paekspozuarit”, gjatë pjesës së dytë, është hapur një rubrikë, për shqiptarë të ndryshëm, që shfaqin dëshirën për të ndihmuar Shqipërinë me të gjithë mënyrat.

Tasim Emin Mehmeti, ka qenë i ftuar dhe ka deklaruar, se është presidenti i Çamërisë. Ai ka ardhur në studio bashkë me një qytetar tjetër, Ahmet Caveli, që e prezantoi si Ministrin e Luftës.

“Presidenti” tha që një nga këshilltarët e tij, është Filip Çakuli.

Këtu, drejtuesi i emisionit e pyeti se si ka mundësi kjo gjë, që një grek të këshillojë Presidentin e Çamërisë.

Më tej, Mehmeti tha se po e “mban kauzën me shumë vështirësi”. Ndërsa Shpëtim Idrizin e konsideroi “mashtures”.

Unë e di si po e mbaj këtë kauzë, Me shtëpi me qira…
Akoma merreni me Shpëtim Idrizin ju? Aman. Shpëtim Idrizi, ka mashtruar në mënyrë makabre. Biznesmenë kanë sponsorizuar para të papaparë. Ku i ka çuar këto? Duhet ta thërrasë SPAK-u“, tha ndër të tjera Mehmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re