Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi u shpreh se ai nuk e ka frikë përballjen me Taulant Ballën, që sipas tij është modeli i politikanit që gënjen dhe bën vazhdimisht të njëjtat premtime.  Bardhi tha se Elbasani është një nga qarqet më të varfër, dhe ku numri i personave që kanë zgjedhur të largohen ka qenë shumë i madh.

“Ne jemi tërësisht të angazhuar që të krijojmë të gjitha kushtet për të garantuar zgjedhje të lira në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Personalisht u kam garantuar qytetarëve të Elbasanit që të votojnë të lirë. Nuk ka asnjë kundërshtar politik që ka 8 apo 16 vite që mund të na trembë, pasi përsërit çdo 4 vit të njëjtat gënjeshtra, kjo më motivon që të sjell një model ndryshe nga ai i Taulant Ballës.

Besoj se ju keni shkuar dhe keni parë që bashkitë e Librazhdit dhe Prrenjasit vazhdojnë të jenë si para 8 vitesh, mund të gënjejë në televizor se ka nxjerrë  nga mjerimi qytetarët e Elbasanit, por qytetarët e dinë shumë mirë gjendjen se ku ndodhen. Është një nga qarqet me numrin më të madh të të papunëve, dhe vetëm në 6 vitet e fundit janë larguar 75 mijë persona nga i gjithë qarku, duke braktisur vendin e tyre.

Secili prej banorëve të këtij qarku do të votojë për ndryshimin. Unë nuk jam partizan i numrit dhe i shifrave, atë do ta përcaktojë vullneti i qytetarëve të Elbasanit, dhe si drejtues politik ti pëtgjigjem me korrektësi çdo kërkesë së tyre”, tha Bardhi.

Ndërkohë që Bardhi denoncoi dhe përfshirjen e drejtuesve të insitucioneve në fushatat elektorale, dhe sipas tij ka të dhëna që po kërcënohen punonjësit.

“Po mbledhim të dhëna konkrete për përfshirjen e drejtuesve të institucioneve në fushatë elektorale, po mbledhim të dhëna për kërcenime nga drejtues të institucioneve shtetërore për punonjësit e policisë dhe drejtësisë.

Drejtori i policisë së qarkut dhe çdo drejtues i policisë vendore është nën monitorimin e PD-së do të duhet të zbatojë ligjit nuk duhet t’i shërbejë krimit të organizuar. Çdo punonjës i policisë duhet të zbatoj ligjet e shtetit”, u shpreh Bardhi nga Elbasani.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re