Në aktivitetin përmbyllës të ‘Javës së Evropës’, të mbajtur në sheshin Skënderbej në kryeqytet paraditen e sotme, ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri kanë zgjedhur të lënë mënjanë protokollin diplomatik dhe të hedhin një valle popullore shqiptare.

Në krye të valles shihet ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili gjendet përkrahë një vajze me veshje tradicionale shqiptare. Soreca duket se këto kohë në Shqipëri i ka shfrytëzuar dhe për të mësuar disa nga kërcimet tradicionale të vendit tonë, pasi mënyra se si ai hedh pogonishten është për tu vlerësuar.

Pas Sorecës, shihet ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, ambasadorja e Holandës Guusje Korthals Altes, si dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, të cilët po shijojnë një moment mjaft të bukur në vallen e mbajtur në sheshin Skënderbej.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re