Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se marshimi i nisur në datë 2 mars do të finalizohet në datë 25 prill.
Duke theksuar se sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit, Presidenti Meta u shpreh se ne jemi popull shqiponjash dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart.
“Jemi popull shqiponjash dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart.
Marshimin kuqezi të nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill 2021.
Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit,” shkruan Meta.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
