Kryetari i Komisionit Zgjedhor të PD, Jemin Gjana ka dhënë një deklaratë për mediat gjatë ditës së sotme, ku prezantoi masat e ndërmarra për procesin zgjedhor që do të mbahet në 13 qershor për zgjedhjen e kryetarit të partisë Demokratike.
Gjana tha se ishin marrë masat e duhura për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor dhe se ishin shpërndarë të gjtiha materialet zgjedhore nëpër qarqet e vendit. Më tej ai tha se nëse ndonjëri nga komisionerët nuk apraqitet që në orën 8 të mëngjesit, atëherë nuk do të marrë pjesë si komisioner, por kjo nuk do të ndikojë në hapjen e procesit të votimit.
“Në kohën më të shpejtë të mundshme, do të jetë e arsyeshme që Komisionet të mblidhen me njëri tjetrin dhe të jenë nesë në orën 8 të hapura në qendrat e votimit. Nëse do të ketë raste që do të mungojnë, atëherë nuk do jen pjesë e komisionit. Kjo nuk do të thotë se qendrat nuk do hapet.
Ju bëj me dije se është nisur i gjithë materiali zgjedhor nëpër qarqe. Fletët e votimit dhomat e fshehta, procesverbalet po shpërndahen përfundimisht edhe në Tiranë meqë jemi më afër. Përfudnojnë aty nga dreka shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjithë qarqet”– tha Jemin Gjana.
…
/faxweb
