Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lezhë, Zef Gjoka ka dhënë dorëheqjen, duke u larguar nga drejtimi i kësaj dege.

 

Zef Gjoka mbante këtë post që prej vitit 2018. Ende nuk ka sqarime se cili ka qenë motivacioni që ka shtyrë këtë akt, pak para dy kuvendeve që kjo forcë politike do mbajë me datat 11 dhe 18 dhjetor.

 

Ndërkohë mësohet se në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili është edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re