Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar nëndrejtorin e tregjeve Meto Cenollari i demaskuar për abuzim me detyrën, i cili bashkë me kandidatin e PS, Plarent Ndreca, kërkojnë vota në “Unazën e Re”.
“Ç’guxim që ka pafytyrësia! Kjo është oferta dhe programi i Rilindjes për banorët e ‘Unazës së Re’. Këtë ju kërkojnë të votoni: Hajdutërinë!”, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
Ja pse duan të qëndrojnë 12 vjet në pushtet! Që Meto Cenollari, i demaskuar në emisionin investigativ Stop për abuzim me detyrën e nëndrejtorit të tregjeve, të vazhdojë të bëjë hajdutin. Kandidati Plarent Ndreca, avokat i Rilindjes në çdo ekran, e ka shokun Meto në krah. Kërkon vota me të. Ç’guxim që ka pafytyrësia!
Kjo është oferta dhe programi i Rilindjes për banorët e Unazës së Re. Këtë ju kërkojnë të votoni: Hajdutërinë
Më 25 prill, jepini përgjigjen e merituar.
Ja pse duan të qëndrojnë 12 vjet në pushtet! Që Meto Cenollari, i demaskuar në emisionin investigativ Stop për abuzim me…
Posted by Belind Këlliçi on Saturday, April 3, 2021