‘Jeto i lirë, jeto i lumtur’, Gjykata në Francë vendos kundër mbajtjes së maskave në ambientet e hapura

maska.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Detyrimi për të mbajtur maska në ambiente të hapura, që ishte vendosur në Paris është rrëzuar nga një gjykatës. Në vendimin e dhënë u tha se detyrimi për maskat është një shkelje e rëndë e lirive të qytetarëve.

Gjykata Administrative e Parisit vendosi kundër politikës së maskimit të enjten, sipas AFP, duke hedhur poshtë urdhërin si “një shkelje te tepruar, joproporcionale dhe e papërshtatshme…  e lirisë personale”.

Vendimi zbatohet jo vetëm për qytetin e Parisit dhe 2.1 milionë banorët e tij, por për shtatë departamente të tjera në rajonin më të gjerë të Parisit, ose rreth 12 milionë njerëz në total.

Rregulli për maskat në natyrë u rikthye pas rritjes së infektimeve ditore në Francë, si pasojë e përhapjes së Covid 19.

Megjithëse zyrtarët lokalë ende nuk i janë përgjigjur vendimit, Florian Philippot – një kritik i zëshëm i politikave të qeverisë për pandeminë që kryeson Partinë e krahut të djathtë, brohoriti vendimin në një postim në Twitter, duke thënë “Jeto i lirë” dhe “jeto i lumtur!”

Parisi nuk ishte i vetmi rajon që rriti masat e tij për Covid përballë Omicron, me Francën në tërësi që kohët e fundit vendosi një kërkesë për maskën e detyrueshme dhe për fëmijët mbi 6 vjeç.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë