Kryeministri, Edi Rama hodhi poshtë mundësitë për ndikim nga Rusia, Kina apo faktorë të tjerë të jashtëm. Ai tha se Ballkani i Hapur kishte si qëllim të na afronte më shumë drejt Integrimit Europian ndërsa tha se ishte bërë një ftesë për të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa më tej sa i përket Kosovës tha se kjo e fundit humbet duke mos u bashkuar në këtë nismë dhe duke munguar në tryezën e shteteve pjesëmarrjes.

Kryeministri, Edi Rama:

Është një hapësirë ku unë synoj që të zbatohen 4 liritë e BE-së, krahasimi që i bëni me Jugosllavinë është një lojë fjalësh e panevojshme, për mua kjo nismë është një interes kombëtar. Dua t’ju shtoj dhe diçka tjetër, po ju them këtë që se janë disa pyetje që lidhen me Kinën, jo Kina jo Rusia, jo shejtani.

Unë di që Ballkani i Hapur është një njësi zbatimi e procesit të Berlinit, ne i kemi ftuar të gjitha shtetet që të bëhen pjesë, Kosova humbet duke munguar në atë tryezë. Unë di që historia tregon se ndërtimi i marrëdhënieve ekonomike është përdorur në histori si një katalizator për të zgjidhur çështje politike.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re