Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij të parë si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë fjalës së tij, Biden theksoi se demokracia ka mbizotëruar ndërsa duke iu drejtuar mbështetësve të tij, tha se është i prekur nga besimi që iu dha.

Joe Biden theksoi se do të jetë presidenti i të gjithë amerikanëve.

Në fjalimin e tij, Biden foli edhe për pandeminë ndërsa shtoi se vendi ndodhet në periudhën më vdekjeprurëse të virusit.

“Duhet të përballemi me këtë pandemi, si një komb i vetëm…Do ta kalojmë këtë bashkë.”

Ndërsa, duke iu drejtuar botës, Biden tha se tashmë Amerika do t’i riparojë aleancat e saj dhe do të angazhohet me botën sërish.

Këtu është mesazhi im për ata përtej kufijve tanë. Amerika është testuar dhe ne kemi dalë më të fortë. Ne do të riparojmë aleancat tona dhe do të angazhohemi me botën edhe një herë”, tha ai, duke premtuar një ndryshim nga politikat izoluese të paraardhësi i tij.

“Ne do të udhëheqim, jo thjesht nga shembulli i fuqisë sonë, por nga fuqia e shembullit tonë. Ne do të jemi një partner i fortë dhe i besuar për paqen, përparimin dhe sigurinë,” shtoi Biden.

Ndërkohë, shumë udhëheqës evropianë kanë postuar në Twitter urimet e tyre për administratën e re dhe kanë shprehur optimizmin e tyre në vendosjen e marrëdhënieve të reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re