Krijimtaria e Jusuf Buxhovit ka bërë bashkë në Tiranë studiues dhe shrkimtarë. Ata kanë vlerësuar autorin kosovar veçanërisht për idenë e lidhjes mes tradicionales dhe modernës në veprat e tij.

Në kuadër të Tetorit të Librit, në Tiranë u mbajt një aktiviteti kushtuar krijimtarisë letrare të shkrimtarit kosovar, Jusuf Buxhovi. Shkrimet e tij janë të larmishme jo vetëm në fushën e letërsisë, por dhe në atë të historisë, gazetarisë dhe publicistikës.

Buxhovi ben pjese te shrkimtaret qe në krijimtarinë e tyre bëne lidhjen e tradicionales me modernen.

“Gjuha ka qenë formula që ka bashkuar shqiptarët dhe që ka krijuar Shqipërinë dhe i ka krijuar dhe relacionet që ne po përpiqemi dekompzimin ta kompozojmë në formën jopolitike. Këtu si shqiptarë të tregojmë se gjuha jonë është një gjuhë e përbashkët që do të na orjentojë dhe shpitërisht dhe politikisht dhe kësaj ne nuk do t’i ndahemi.”

Dhjetëra botime të tij janë sot një kontribut i vyer i kulturës në Kosovë dhe në Shqipëri, ndaj Buxhovi kerkon nje bashkepunim me te madh mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi kulturor mes kosoveës dhe Shqipërisë të shkojë andej nga duhet të shkojë, sepse tranzicioni në 20 vitet e fundit nuk i ka bashkuar shqiptarët. Uroj që të bashkohemi shpirtërisht dhe ne të hapim një faqe të re të kulturës.”

Në këtë organizim të pranishëm ishin, Presidenti i Republikës, Ilir Meta si dhe shumë shkrimtarë e studiues të letërsisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re