Rreth 500 familje në fshatin Tresh në Lezhë vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Vetëm një orë në ditë në mëngjes herët furnizohen me ujë, dhe ai është i pakonsumueshëm për shkak të amortizimit të rrjetit, në të cilin nuk është ndërhyrë prej vitesh për tu pastruar.

Banorët shprehen se duhen ta blejnë ujin ose të mbushin në një burim në qendër të fshatit, ku duhet te presin në radhë për shumë orë në temperatura të larta.

-“Ujë nuk ka, ka ardh gjithë ai fond dhe ne vuajmë këtu.

Kemi dhe dy netë pa drita. Bashkia Lezhë nuk ka marrë asnjë lloj mase, kemi bërë kërkesat tona por nuk ka përgjigjie.

-“Harxhojnë fondet e nuk sjellin ujë! Dimër e verë e njëjta gjë, shyqyr që kemi atë burimin që në kohë të Enverit. Jemi anku boll, ka shumë vite kështu.

Drita e ujë kërkoj, 24 orë në muaj.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re