Analisti Andi Bushati është bllokuar në aksin kombëtar afër Lezhës si shumë qytetarë të tjerë.

Në një lidhje live për ‘Neës24’, Bushati ka treguar se kishte mbi dy orë i bllokuar teksa saktësisht ndodhet 10 kilometra pasi kalon Lezhën, në drejtim të Tiranës.

Bushati bënë me dije se ka qindra makina të cilat janë bllokuar në këtë aks rrugor, ndërsa gjithashtu bënë me dije se nga autoritetet është vetëm një polic.

”I bllokuar 10 kilometër pasi kalon Lezhën për në Tiranë, kemi mbi 2 orë këtu. Qytetarët nuk kanë asnjë informacion. Disave u mbaron karburanti, disa me fëmijë të vegjël. Është një kaos total.

Nuk di të them këtu ku jam unë, këtu është një mori e varg i madh makinash. Deri në horizont ka makina pa fund. Diku nga fundi apo fillimi i karvanit mund të ketë ndonjë autoritet. Nuk dihet e sqarohet sa mund të zgjasë. Janë me qindra, pa fund. Unë sa botova një foto në FB, dhe vetëm drita makinash të sheh syri. Diku tek rrethrrotullimi të thotë një polic futu në rrugë dytësore dhe kaq.

Nuk lëviz dot as mbrapsht, as përpara.”- tha Bushati.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re