Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan ka thënë se ata do të vazhdojnë të kryejnë sulme në Afganistan, pasi një sulm në aeroportin e Kabulit vrau rreth 170 njerëz. BBC shkruan se Sullivan është shprehur se asgjë nuk do të përfundojë deri në momentin që ISIS-K, filiali i Shtetit Islamik në Afganistan të shkatërrohet.

“Presidenti Joe Biden nuk ka ndërmend të fillojë një luftë të re në Afganistan. Ai do të flasë me komandantët e tij për çfarëdo lloj mjetesh që u nevojiten për të sulmuar njerëzit që vranë trupat tanë në aeroportin e Kabulit dhe për t’u siguruar që ne jemi duke shkatërruar grupin ISIS-K. Pra, po, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim sulme në distancë siç bëmë gjatë fundjavës.

ISIS-K, ose IS-K, është dega në Afganistan e grupit xhihadist të Shtetit Islamik, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit që la 200 të vdekur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re