Si sjelljen e kryedemokratit Lulzim Basha, ashtu edhe atë të ish-kryeministrit Sali Berisha, demokrati Fatbardh Kadilli i konsideron pa principe.

 

Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Kadilli deklaroi se Berisha një reagim të tillë duhet ta kishte bërë më herët, jo kur u cenua figura e tij.

 

“As qëndrimi i Bashës nuk është i principtë, as reagimi i Berishës nuk është i principtë. Është për të mbrojtur figurën dhe karrierën e tij politike, sepse nuk ka reaguar njësoj, nuk e ka quajtur dështak, apo aleat i pistë i Edi Ramës me vetëm një vendim. Ai o ishte, o nuk ishte.”

 

 

Nga lufta e nisur mes Bashës dhe Berishës, më e dëmtuar do të dalë Partia Demokratike, sipas Fatbardh Kadillit.

 

“Jam i bindur që Berisha do të mundohet të kafshohet sa më shumë nga grupi parlamentar, nga forumet, do të dëmtojë. Ku janë demokratët në këtë mes? Ku janë qytetarët në këtë mes? Kujt i bëhet vonë se çfarë halli kanë Basha dhe Berisha? Ai reagoi kur u shqetësua për vete. Pse nuk reagoi më parë?”

 

Thirrja e tij për qytetarët është që të mos bëhen as me Bashën, as me Berishën, por të kërkojnë një zgjidhje të tretë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re