Radhë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Morinës drejt Kosovës.

Në doganë është krijuar një kolonë e gjatë automjetesh me qytetarë nga Kosova që po kthehen në shtëpitë e tyre, pasi kanë vizituar Shqipërinë.

Me mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në Shqipëri, kryesisht pranë bregdetit, duke u favorizuar kështu nga moti me diell dhe temperatura të larta.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re