Regjisori Ismet Drishti ka zhvilluar një kamera të fshehtë me deputetin e Partisë Socialiste Musa Ulqini.
Drishti ka bërë rolin e një mjeku, duke i thënë deputetit Ulqini se duhet të bëjë testin e tamponit.
Musa Ulqinit tregohet i gatshëm dhe si test i jepet një lëpirëse. Atij i thuhet që të provojë nëse ajo ka shije. Ulqini e lëpin disa herë duke u bërë qesharak para kamerave të fshehta.
Duket se deputeti që mbahet mend për nofkën “Musa Lavatriçja” ende s’ka kuptuar asgjë nga Covid-19 dhe mënyra sesi bëhet tamponi. Prandaj nga padituria provon lëpirëse si test Covidi./ shqip
