Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Sipas burimeve nga vendngjarja, bllokimi i timonit gjatë lëvizjes ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin dhe të mos mund të manovrojë, duke shkaktuar devijimin e menjëhershëm të kamionit.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi kamioni ishte i ngarkuar me enë kuzhine, të cilat janë dëmtuar nga përplasja dhe rënia në kanal.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me defekt teknik apo me ndonjë tjetër rrethanë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko