Kanceri i gjirit, ambasada amerikane ndriçohet rozë: Mbroni veten, bëni mamografinë!

FRT.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë është ndriçuar në rozë mbrëmjen e kaluar për të nderuar muajin Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se ky është një mesazh për të nënvizuar rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më herët.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara është ndriçuar rozë në nder të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, një mesazh për të nënvizuar rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më herët dhe të jetojnë jetë të shëndetshme.

Në Shqipëri, më shumë se 700 gra diagnostikohen me kancerin e gjirit çdo vit dhe një e treta e tyre humbasin jetën.

Zbulimi i hershëm bën ndryshim shumë të madh në trajtim dhe mbijetesë. Mbroni veten, bëni mamografinë!” shkruan ambasada.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë