Kandidati për Deputet i PD-së në Qarkun e Lezhës, Kastriot Piroli, ka vijuar takimet në çdo seksion, lagje dhe në çdo fshat të Kurbinit. Në takimet me banorë ankesat dhe shqetësimet që ato kanë, janë evidente. Ndër shqetësimet më kryesore, është mungesa e infrastrukturës, probleme me banorët që jetojnë ende në kushte mjaft të vështira, madje në disa zona të thella në Kurbin, shqetësuese mbetet dhe mungesa e energjisë elektrike, saqë do të gjenim dhe familje me mungesën e të ushqyerit. Familje të tëra kaluan dy stinë dimërore në çadra dhe kasolle, ndërsa zvarriten në aplikimin e proçedurave nga përfitimi i bonueseve dhe rindërtimi i objekteve të shkatërruara nga tërmeti 26 nëntorit 2019. Disa fshatra të Kurbinit janë braktisur si pasojë e varfërisë, mungesës së vendeve të punës dhe investimeve në infrastrukturë.

Kandidati i PD Kastriot Piroli, gjatë takimeve në gjithë zonat e Kurbinit është njohur me vështirësitë që përjetojnë banorët, të cilë po pëballen me mjaft probleme, nga mungesa e vemendjes së institucioneve. Gjatë prezantimeve të natyrës së problemeve Kastriot Piroli ka zgjedhur të identifikojë të gjitha problemet e banorëve. Ai ka premtuar se menjëherë zgjidhja do të ofrohet nga qeveria Basha duke sjellë, ndryshimin dhe kjo i mbetet qytetarëve kurbinas në proçesin zgjedhor të 25 prillit.

Banorët e Kurbinit kanë premtuar kandidatin e PD Kastriot Piroli për mbështetje të fuqishme në zgjedhjet e 25 prillit dhe e konsiderojnë si njeriun që ka ditur të zgjidhë, me përkushtim maksimal për njerëzit në nevojë. Kandidati i listës së PD Piroli ishte zgjidhja më e mirë e kryedemokratit Basha, nga përformanca e shkëlqyer në jetën politike dhe qytetare, një intelektual me vlera dhe njeriu i punës. Njeriu i cili ka dhe mesazhin e fortë për të shëndërruar Kurbinin, me projektet dhe strategjinë, e zhvillimit, me investimet në zona prioritare, zhvillimin e turizmit, infastrukturë, punësim, shëndetësi, arsim dhe në gjithë sferat e jetës publike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re