Serdar Hoxha 25-vjeç, kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e PSD-së, pritej që ditën e sotme të vendosej në krye të IKMT-së në Shkodër, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në krye të këtij institucioni këtë të hënë është komanduar Guri Seferi, i cili aktualisht mban edhe postin e N/Drejtorit të IKMT-së në Shqipëri.

Nuk dihen ende arsyet pse ka ndodhur një situatë e tillë në IKMT-në e Shkodrës, ndërkohë që një javë më parë, u largua nga ky pozicion Ilir Niklekaj, i cili dha dorëheqjen për tu komanduar më pas Serdar Hoxha.

Burimet bëjnë me dije se emërimi i tij eshte shtyrë për shkak të aksionit kombëtar të IKMT-së dhe për këtë arsye në Shkodër është sjellë numri 2 i IKMT –së të Shqipërisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re