Skip to content

“Kanë vdekur edhe njerëz”, banorët e këtij fshati 30 vite pa ujë të pijshëm: Jemi si në Siri

Prej 30 vitesh, banorët e fshatit Goraj-Budishë, në njësinë Kastrat të Bashkisë Malësi e Madhe, përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Banorët e zonës ankohen në Fax Neës, duke thënë se ujin detyrohen ta blejnë dhe pavarësisht ankesave problematika e tyre nuk njeh zgjidhje.

“Kanë vdekur edhe njerëz nga konsumimi i ujit të papastër dhe jemi si në Siri” – thonë banorët.

Ndërkohë, Vilson Bujaj famullitari i zonës, bën thirrje ndaj institucioneve për zgjidhjen e kësaj problematike. Ai thotë se në kohë të komunizmit në këtë zonë ka pasur ujë, ndërsa tani nuk ka.

Në këtë fshat janë mbi 100 familje që përballen me këtë problematikë, ndërkohë deri tani Bashkia Malësi e Madhe nuk u ka ofruar asnjë zgjidhje.

/faxweb